• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROVIMET E MATURËS/ Tri lëndë të reja me zgjedhje. Ja cilat shtohen
Home
Sociale

PROVIMET E MATURËS/ Tri lëndë të reja me zgjedhje. Ja cilat shtohen

30 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Maturantët e vitit 2019 do të kenë vetëm një provim me alternativë e të do të duhet të zgjedhin midis 11 alternativave e jo 8 sa ishin më parë.

maturantet-provim_1

Ministria e Arsimit ka bërë një ndryshim në udhëzimin për provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2019, duke iu shtuar tetë lëndëve bazë edhe tri të reja, me njohuri të marra kryesisht në shkollat e mesme të muzikës. Nga moria e alternativave që shkonin deri mbi 20 lëndë, këtë vit ato do të duhet të zgjedhin nga një numër i reduktuar: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari e Psikologji, Filozofi e Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike e Histori Baleti. Sakaq, nuk do t’iu shmangen detyrimit të testimit të njohurive në lëndët e Gjuhës shqipe e Letërsisë, Matematikës dhe Gjuhës së huaj.

UDHËZIMI

Ende pa nisur sezoni i provimeve për maturantët e vitit që lamë pas, MAS publikoi udhëzimin e ri për maturën që vjen, për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm. Që në muajin shkurt, Ministria përcaktoi numrin e provimeve, që ndryshe nga vitet e kaluara do të jenë vetëm katër dhe jo pesë, duke lehtësuar maturantët nga dhënia e një prej provimeve me zgjedhje. Ndërkaq, ato me detyrim do të jenë në fuqi. Testimi i njohurive në provimet e detyruara do të mbështetet vetëm në dijet e marra nga kurrikula bërthamë, ndërsa për lëndën që maturanti e përzgjedh vetë, MAS nuk mban përgjegjësi nëse e ka kryer apo i është ofruar ajo lëndë në shkollën e tij.

“Provimet e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë. Programet orientuese të provimeve të detyruara për të gjithë maturantët/kandidatët të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit të mesëm të lartë. Maturanti/kandidati zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse e ka zhvilluar ose jo, apo i është ofruar ose jo ajo lëndë në shkolla”, nënvizohet në udhëzim. Maturantët e vjetër që kanë dhënë dy provime, në njërin prej të cilëve rezultojnë ngelës, nuk do të duhet ta rijapin këtë të fundit. Ndërsa për provimet me detyrim nuk ka diskutim ridhënia në rast se kandidati rezulton jokalues.

GJUHA E HUAJ

Në muajin mars, periudhë kur zakonisht plotësohet formulari A1/A1Z, maturantët do të duhet të caktojnë lëndën që do të japin provim, duke e zgjedhur nga lista e tabelës përbri shkrimit si dhe gjuhën e huaj: anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Por këtë do të duhet ta bëjnë vetëm maturantët e rinj, jo ata të viteve të kaluara.

“Gjuha e huaj, si provim i detyruar, përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. Kandidatët e viteve të kaluara (të Maturave Shtetërore 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018) që kanë rezultuar jokalues në provimin D3, duhet ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë (të maturave përpara vitit 2014) që aplikojnë me A1Z nuk do ta japin provimin e detyruar D3”, përcaktohet në udhëzimin nr.3, datë 14.02.2018 të Ministrisë.

LISTA E LËNDËVE ME ZGJEDHJE

• Kimi
• Fizikë
• Biologji
• Histori
• Gjeografi
• Qytetari dhe Psikologji
• Filozofi dhe Sociologji
• Ekonomi
• Histori baleti
• Histori muzike
• Histori arti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KRAHASON ME ENI ÇOBANIN/ Anxhela Peristeri i kthehet ndjekëses: Nëse mendon se surrati yt…
Previous article ALLEGRI BËN DIKTATORIN/ Trajneri: Në sport nuk ka ARMIQ, mjaft fyerjeve në... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT