• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROVAT ME RAKETA PHENIANIT NË FOKUS/ Përfaqësuesi special i SHBA dhe zyrtarë japonezë e koreano-jugorë do të takohen në Honolulu
Home
Nderkombetare

PROVAT ME RAKETA PHENIANIT NË FOKUS/ Përfaqësuesi special i SHBA dhe zyrtarë japonezë e koreano-jugorë do të takohen në Honolulu

6 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut do të takohet me zyrtarë japonezë dhe koreano-jugorë prej datës 10 deri më 15 shkurt, lidhur me një seri provash me raketa balistike të kryera Pheniani muajin e kaluar.

Ambasadori Sung Kim do të udhëtojë në Honolulu, për një takim trepalësh ku pritet të diskutohet mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka ndaluar prej kohësh Korenë e Veriut të kryejë teste bërthamore. Por Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë njoftuar se Pheniani ka kryer nëntë lëshime raketash balistike në muajin janar, numri më i madh i testeve të kryera në një muaj në historinë e programeve bërthamore e me raketa të këtij vendi.

Agjencia ‘Reuters’ bëri të ditur se në një raport sekret të Kombeve të Bashkuara, thuhet se gjatë vitit të kaluar Koreja e Veriut ka vijuar me zhvillimin e programit të saj bërthamor e të raketave balistike, krahas sulmeve kibernetike ndaj shkëmbimeve në kriptomonedha.

Në takime do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Azisë dhe Oqeanit në Japoni Funakoshi Takehiro dhe Përfaqësuesi Special i Koresë së Jugut për Çështjet e Paqes dhe Sigurisë së Gadishullit Korean, Noh Kyu-duk.

“SHBA-të do të përsërisin angazhimin e tyre ndaj sigurisë rajonale e paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean gjatë një takimi ministror trepalësh në 12 shkurt”, thuhej gjithashtu në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË ITALI/ Regjistrohen 77.029 raste të reja dhe 228 viktima në 24 orët e fundit
Previous article COVIDI NË SHQIPËRI/ Katër qytetarë humbin jetën! Ja sa të INFEKTUAR ka nê 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT