• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Prova e re e Prokurorisë/ Hyrje-dalja e Tahirit u regjistrua në shtetin e huaj por jo në Shqipëri
Home
Shqipëri

Prova e re e Prokurorisë/ Hyrje-dalja e Tahirit u regjistrua në shtetin e huaj por jo në Shqipëri

4 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se administron letërporositë nga Italia dhe Greqia në lidhje me hetimet ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.

Burime nga akuza sqaruan për Report TV se në këto letërporosi janë administruar disa prova të reja të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe që janë të vlefshme deri në korrik 2018.

Njëra prej provave që mësohet se zotëron Prokuroria dhe që mund të faktojë lidhjen e Tahirit me bandën “Habilaj” duket se është një prej daljeve jashtë Shqipërisë nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Në fakt, politikani i cili dha dje dorëheqjen nga funksioni i deputetit dyshohet se nuk është regjistruar në sistemin TIMS shqiptar për daljen dhe rikthimin e tij në vend.

Dyshohet se një gjë e tillë është zbuluar nga fakti se në sistemin e vendit të huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e Tahirit është regjistruar.

Ndërkohë, dje, Zëri i Amerikës, një organ i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke raportuar për dorëheqjen e Tahirit, shkruante se më parë Prokuroria kishte kërkuar arrestimin e tij “por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove”.

Zëri i Amerikës shkoi edhe më tej duke e konsideruar Edi Ramën se kishte qenë një mbrojtës i flaktë i Tahirit.

Qëndrimi i shumicës dhe veçanërisht i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte qenë një mbrojtës i flaktë i zotit Tahiri, edhe kur gjatë vitit 2016 fenomeni i kultivimit të marijuahës mori një përhapje masive, u pa gjerësisht si një mbrojtje që ju ofrua ish ministrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Skandali seksual, në 2018 çmimi Nobel për letërsinë nuk do të jepet
Previous article Trashëgimia kulturore shqiptare, në mozaikun e familjes së madhe europiane

Redaktor2

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT