Sot pritet që të konstituohet këshilli bashkiak i Devollit. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.
–Sot pritet që të konstituohet këshilli i parë bashkiak, i Devollit dhe të betohet kryetari i ri, Eduard Duro, që fitoi në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Sikur e parashikon edhe ligji, mbledhja e këshilltarëve të rinj është thirrur nga sekretari i këshillit aktual, pasi është nga radhët e socialistëve, të cilët kanë shumicën, pavarësisht se bashkinë e drejton përfaqësuesi i zgjedhur nga PD-ja, Bledjon Nallbati.
Jashtë ambienteve të bashkitë ka tension nga mbështetësit e PD-së. Kryetari aktual në detyrë deklaron se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit.
Burime nga administrata e KQZ-së pohuan dje për Shqiptarja.com se para datës 10 Gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015.
Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një lidhje telefonike për Report Tv tha se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht. Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.
Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.


