Disa studentë të juridikut kanë zgjedhur të protestojnë përpara ministrisë së drejtësisë, ku dhe kane kërkuar largimin e kësaj të fundit.
Mësohet se në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit janë marrë me forcë tre studentë të cilët ishin duke protestuar përballë Ministrisë së Drejtësisë.
Lidhur me këtë po në të njejtat ambjente kanë ikur edhe tre deputetë të LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Endrit Brahimllari, dhe Floida Kërpaçi.
Me thirrjet “Gjonaj ik”, studentët kanë kërkuar largimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt.
Kjo protestë vjen pas reagimeve të ashpra të opozitës në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitajt, si person i përfshirë në dosjen “Tahiri-Habilaj”. I cili me firmën e ministres së Drejtësisë u ekstradua në Itali.


