Një gjykatës në Ugandë ka dhënë garanci për muzikantin e njohur në vend, të shndërruar në politikan Bobi Wine.
Wine po përballet me akuza të tradhtisë së vendit, së bashku me 33 të tjerë. Ata janë akuzuar për hedhjen e gurëve në një automjet në eskortën e Presidentit Yoweri Museveni këtë muaj.
Bobi Wine, i njohur si “presidenti i getos”, u shfaq në gjykatë me paterica. Ushtria që arrestoi atë, mohoi se ai ishte rrahur nga ata, duke i quajtur akuzat “mbeturina”.
Kritikët akuzojnë qeverinë për përdorimin e gjykatave për të shtypur kundërshtarët dhe protestuesit.


