Një grup pronarësh të mjeteve lundruese, në Vlorë, protestuan mesditën e sotme para policisë kufitare.
Shkak është mospajisja e tyre me leje lundrimi për gomone, skafe, apo motora uji.
“Kemi një muaj që kemi dorëzuar kërkesat, dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje” thonë ata.
Ata thonë se ndryshimet ligjore në kohë të papërshtatshme po i kushton atyre sigurimin e bukës së fëmijeve.


