• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTË NDAJ MILIARDERIT, ELON MUSK/ Organizatat joqeveritare “braktisin” rrjetin social X
Home
Nderkombetare

PROTESTË NDAJ MILIARDERIT, ELON MUSK/ Organizatat joqeveritare “braktisin” rrjetin social X

18 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shumë organizata joqeveritare , duke përfshirë grupe ambientaliste vendosën të largohen nga X më 20 janar ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump.

Këto organizata mjedisore si “Greenpeace”, “Miqtë e Tokës” dhe “Ekologët në Veprim” deklaruan se janë në mesin e qindra organizatave dhe mijëra njerëzve që do të largohen nga platforma.Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Spanjolle, është ndër shumë organizatat tjera që do të bëjë të njëjtën të hënën.

Në një deklaratë, grupet akuzuan miliarderin Elon Musk se e bëri platformën X “një rrezik për demokracinë” duke promovuar diskurse të bazuara në idetë e së djathtës ekstreme dhe duke ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera si në Gjermani.

“Platformat e mediave sociale nuk kanë qenë kurrë perfekte, por qëndrimi i X është i papranueshëm për një platformë të mediave sociale ku pozicionet e ndryshme duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”, shtuan ata.

Miliarderi amerikan i cili do të shërbejë si këshilltar i presidentit Trump, është kritikuar ashpër për ndërhyrjen e tij në politikën evropiane përmes platformës së tij.

Ai ka bërë komente të diskutueshme në lidhje me çështjet politike të vendeve evropiane, duke përfshirë Italinë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe ndërsa është kritikuar gjithashtu nga struktura politike gjermane për mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani që do të mbahen në shkurt.

Musk, shef ekzekutiv i kompanive Tesla dhe SpaceX, bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në 2022 dhe ndryshoi emrin në X vitin e ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKAKU I NDARJES NGA OLSI/ Gjesti pyet Eglin: Banorja: Mungesë e frikshme komunikimi
Previous article "MOS I QAJ HALLIN KALORËSIT..."/ Vota e diasporës me postë, Rama vijon replikat: Emigrantët e dinë mirë çfarë duhet të bëjnë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT