• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët
Home
Politikë

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

3 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

I pranishëm në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe protestat që po zhvillohen në vend. Ai tha se qeveria po reflekton lidhur me këto protesta, por bëri një dallim mes asaj që e konsideroi “uji i pastër” i protestës dhe “kores së zezë ku janë mbledhur të gjithë dështakët.

“Është një proces jashtëzakonisht kompleks dhe i cili kërkon diçka që bota sot dhe për më tepër Shqipëria sot dhe shqiptarët e kanë gjithmonë e më pak, kërkon kohë sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me njerëz. Besoj që po te kthehemi mbrapa dhe të kujtohemi që ligji i parë themelor i administratës sonë publike është aprovuar afro 1 dekadë më parë, atëherë mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur në shërbimin tonë civil. Kur flasim për administratë publike kemi parasysh shërbimin civil. Nëse në administratën publike ku gjendet edhe gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore me procesin e negociatave, ne kemi sot një kualitet të ri, në administratën shtetërore ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve sepse qytetarët kanë të gjithë të drejtën e tyre që të jenë shumë më kërkues dhe të trajtohen shumë më mirë në shumë raste. Ajo që unë e quaj uji i pastër dhe i rrjedhshëm i protestës, në atë koren e zezë që është pjesa e zhurmshme dhe e dukshëm ku janë mbledhur të gjithë dështakët e Shqipërisë”, tha Rama.

Teksa tregoi edhe një episod, kryeministri e vuri theksin te sistemi.

“Në atë rrjedhë të madhe njerëzish ka shumë për të mësuar dhe episodi është ky: nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë. I biri më tregon që ishte alarmuar kur i kishin thënë që kishte shkuar mamaja në protestë sepse ajo është në një moshë të caktuar që duke e imagjinuar në një turmë të madhe njerëzish, nëse larg qoftë pengohet rrëzohet, mund të ketë dëmtim fizik. E pyet të ëmën dhe i thotë për ça shkon ti në protestë? Dhe e ëma i tregon atë që besoj unë se është thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërorë. Asaj i duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë dhe duke qenë se si ajo ka edhe të tjerë që e dinë praktikën që ndjek mjeku që duhet të kujdeset për ta, njerëzit shkojnë atje që në 5 të mëngjesit sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që duke qenë përpara në radhë, të kenë mundësi që ai t’i shoh sepse e para mjeku nuk vjen në orar, por 1 orë apo 2 orë më mbrapa dhe e dyta mjeku nuk rri deri në fund të orarit. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer, në fakt është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt, nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që mjafton të bësh një përpjeke shumë të vogël për ta vënë veten në atë pozitë për të kuptuar që është kulmi.

Njerëzit nuk ndjehen të fyer dhe të poshtëruar thjesht sepse nuk e zgjidhin dot një hall sepse jo çdo hall është i zgjidhshëm në rrugë administrative, ai mjeku nuk është i detyruar me ligj që të shërojë një sëmundje të pashërueshme, por është i detyruar që njeriut të sëmurë t’i ofrojë të gjithë komfortin që vjen nga njerzillëku. Mungesa e njerzillëkut është një mungesë të cilën njerëzit nuk janë të disponuar ta tolerojnë, me të drejtë. Natyrisht këta nuk janë shumica për fat të mirë. Të veprosh për ta ndryshuar këtë është shumë më komplekse sesa mendohet sepse nuk është çështje reagimi të menjëhershëm, siç është edhe lufta kundër korrupsionit që nuk është çështje burgu, por duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dh tymin e shumë gjerave që bëhen bashkë është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Pra është komplet e kundërta e asaj që thuhet badihava. Sistemi po lufton korrupsionin. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën sepse të gjitha sistemet që në fund përfunduan në ferr për popujt që u ekzaltuan nga ideja e drejtësisë së aty për atyshme dhe që shkuan te plumbi ballit apo gijotina, na kanë mësuar që kjo e demokracisë dhe ndërtimit të një sistemi që garanton gjithkënd e madje edhe të akuzuarin, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë nga eksperienca ime. E kam sot mundësinë që nga maja e kësaj eksperience të them që në fund të ditës ajo që është e rëndësishme për shtet ndërtimin nuk është episodi, por tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshme ndihmojnë në një mënyrë apo tjetër, por nuk bëjnë sistemin”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës...
Previous article "NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë Politikë

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT