• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT PAS VRASJES SË KLODIAN RASHËS/ Çuçi: 46 policë të dëmtuar, 578 të proceduar penalisht, moshat nga 14-18 vjeç. Nuk kishte dhunime të të miturve
Home
Politikë

PROTESTAT PAS VRASJES SË KLODIAN RASHËS/ Çuçi: 46 policë të dëmtuar, 578 të proceduar penalisht, moshat nga 14-18 vjeç. Nuk kishte dhunime të të miturve

1 March, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në seancën plenare pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës parlamentare të cilët i kërkuan interpelancë kryeministrit Edi Rama për disa çështje, prej tyre dhe të dhënat për protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Çuçi tha se pas asaj ngjarjeje të rëndë Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u përballën me tubime dhe protesta të dhunshme. Ai tha se protestuesit ishin të moshave të ndryshme duke nisur nga 12 vjeç. Ai deklaroi se nuk ka pasur dhunim të të miturve.

“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në Tiranë nga një efektiv i Policisë së Shtetit më 8 dhjetor 2020. Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri dhe protesta në disa qytete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në Itali: Kujdes, Covid-19 prek pothuajse çdo organ
Previous article "BUQETA E MËSUESIT"/ Oferta më e re e lançuar nga Credins Bank këtë 7 Mars

Delo.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT