• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTAT NË TIRANË/ Saimir Pirgu: Më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur
Home
Intervista

PROTESTAT NË TIRANË/ Saimir Pirgu: Më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur

2 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Zëri i tij është emocion i madh, sidomos kur interpreton në skenën e Shqipërisë dhe këndon këngën shqip.

Tenori Saimir Pirgu la magjinë e tij në skenën e Pallatit të Kongreseve, në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës. Zëri i tij ka kumbuar në skenat e Europës, Amerikës dhe Azisë, por në shtëpi ndjesia është komplet ndryshe.

“Ishte kënaqësi e veçantë në radhë të parë edhe fakti që përveç publikut shqiptar kishte edhe shumë nga diaspora që tashmë më ndjekin kudo ku janë. Por, sidoqoftë në territorin tënd. Në shtëpinë tënde. Në shtëpinë edhe të diasporës në Tiranë apo edhe në Shqipëri është gjithmonë një kënaqësi dhe publiku gjithmonë ka një përqëndrim tjetër”, thotë Pirgu.

Saimir, sigurisht që çfarë ndodh në Shqipëri ka një impakt ndikim shumë të madh tek shqiptaret që jetojnë jashtë kufijve. A keni ju një perceptim, një mesazh rreth gjendjes aktuale të tanishme?

Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.

Unë di që tani jeni duke udhëtuar për në Tokio, si është axhenda?

Shfaqja që do të jepet në Tokio, është e regjisorit Nikola Zhoel dhe do të interpretoj operan Verter, kështu që jam në rolin kryesor. Për herë të parë e kam kënduar edhe në Shqipëri operan Verter, kështu që është tjetër emocion të rikthehem prapë.

Unë kam një pyetje në sensin e zbërthimit të shpirtit apo prekjes së telave, kush është opera ideale në këtë rast?

Mund të veçoj që Duca di Mantova, Verter apo dhe Boheme mbeten gjithmonë, jo sepse janë të famshëm, por janë edhe role që të japin si kënaqësinë interpretative, por edhe kthimin mbrapa kur pëlqehen nga publiku, kështu që kanë një sodisfaksion tepër të madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID-BARCELONA/ "Katalanasit" kalojnë në epërsi, shënon Rakitic
Previous article CR7, GJENI NË SPORT DHE NË FINANCË/ Zbulohet zinxhiri i investimeve të tij (FOTO

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT