Rumunët nuk i ndahen protestave kundër qeverisë së tyre.
Në Rumani nesër pritet që të zhvillohet një mega protestë kundër qeverisë.
Qytetarë rumunë që jetojnë në Britaninë e madhe, Francë, Itali, Spanjë, Gjermani e në vende të tjera të Europës do të protestojnë së bashku.
Ata janë nisur që të gjithë me makina nga vendet ku jetojnë dhe po i bashkëngjiten njëri-tjetrit gjatë rrugës duke bërë një autokolon të gjatë.
Ata do të hyjnë të gjithë bashkë brenda shtetit të tyre.
Bëhet fjalë për më shumë se 1 milion njerëz që do të ju bashkëngjiten dhe qytetarëve në Rumani gjithashtu.
Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duhet të marrin shembull nga rumunët dhe të vijnë e të protestojnë për kushtet e këqija që i presin, sapo futen në Shqipëri.


