Protestat në Kazakistan kanë lënë të vdekur tetë personel sigurie, si dhe 317 persona të tjerë të lënduar, njoftojnë autoritetet.
Sipas medieve të huaja, fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë brohoritur kundër Nursultan Nazabayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në vitin 2019 pas gati tre dekadash.
Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.
Disa raportime që cituan ministrinë e brendshme të Kazakistanit thanë se policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një dekadë.
Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha për reuters një burim i njohur me çështjen. Të gjitha fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar.


