• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Balla THIRRJE prindërve: Mos i lini fëmijët tuaj që t’i përdori POLITIKA, djali im nuk do e digjte kurrë pemën e Krishtlindjeve
Home
Politikë

PROTESTAT/ Balla THIRRJE prindërve: Mos i lini fëmijët tuaj që t’i përdori POLITIKA, djali im nuk do e digjte kurrë pemën e Krishtlindjeve

14 December, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka folur në lidhje me protestën e organizuar nga të rinjtë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë me përpikmëri këtë çështje.

Nga studio e News 24, Balla ka thënë se protesta nuk është problem, por në kushtet e pandemisë nuk është e lejueshme.

Ai u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre që të përdoren politikisht nga PD-LSI.

“Përfitoj nga rasti që t’u shpreh ngushëllimet familjare dhe i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë vrasjen e 25-vjeçarit me përpikmëri.

Asnjëherë protesta nuk është një problem, është një shprehje e demokracisë, por duhet marrë në disa rrethana. Ne jemi në kushtet e pandemisë që nuk lejohen grumbullimet. Po edhe në rast se ata të rinj u organizuan vetë, ata u përdorën nga politika. Është e pakuptimtë që një person si Sali Berisha i cili ka dhënë urdhër që të vriten njerëz në mes të bulevardit.

Mos i lini fëmijët tuaj që t’i keqpërdorin këta politikanë që bëjnë politikë me vdekjen. Kush ka bërë politikë me vdekjen ka pasur një fund.

Unë e mirëkuptoj të protestosh, unë nuk di se ku është faji i semaforëve, i tabelave të rrugëve, i bizneseve private që janë sulmuar. Unë nuk gjej arsye që në këtë situatë që na duhet të përballemi me pandeminë, duhet të përballemi edhe pa rregullsitë.

Në kushtet e një ideje për të ngritur zërin për të kërkuar drejtësi, kjo është e pranuar. Unë nuk gjej dot mendje shqiptari të shëndoshë, që duke kërkuar drejtësi për Klodianin t’i vejë zjarrin Shqipërisë. Zjarrin Shqipërisë ia ka vënë Iliri, Monika e Berisha për 30 vite.

Nuk e kuptoj se si këta bëjnë politikë me vdekjen. Që politika me vdekjen kthehet në argument është për të ardhur keq”,- tha Balla.

Më tej ai ka komentuar edhe deklaratën e ish-deputetes së PD-së Orjola Pompuri, e cila ngriti alarmin se fëmijët po arrestoheshin nga policia.

Pampuri, me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se sipas saj fëmijë dhe adoleshentë janë terrorizuar këto ditë nga policia.

“Është një deputete ekzemplare e shpërdorimit që njerëzit e gjallë i bën të vdekur, që thoshte se fëmijët tanë janë arrestuar në protestë. E para njëherë nuk janë fëmijët e saj, janë fëmijët e shqiptarëve që shpërdorohen”,- u shpreh Balla.

Përsa i përket djegies së pemës së Krishtlindjeve nga protestuesit, Balla mori shembullin personal të familjes së tij. Sipas tij, djali i tij nuk do të shkonte kurrë që të digjte pemën që është simbol për shumë të krishterë.

“Unë jam një mysliman, bashkëshortja ime është ortodokse. Dhe ashtu si shumë shqiptarë i festojmë të gjitha festat. Nuk gjej dot një arsye se pse djali do të shkonte të digjte pemën e Krishtlindjeve, kur ajo është një simbol për shumë familje të krishtere”,- tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TIRANË/ Dy automjete PËRPLASEN "kokë më kokë" dhe... (PAMJET)
Previous article ZGJEDHJET E 2021/ Gjiknuri: PS kryeson në SONDAZHE, për vlonjatët Qeveria Rama ka bërë shumë

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT