Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi sot për herë të parë se banorët e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë ku do ndërtohet lagja e re dhe që janë në proces legalizimi do marrin shtëpi aq metra katror sa do iu shembet.
Ndërsa ata me letra pronësie do marrim më shumë. Ai theksoi se kush kërkon të bëjë karrierë në politike më këto kauza do dështojnë, ndërsa një mesazh i dha edhe mediave që vendosin gjoba.
“Pra pronarët do marrin më shumë se ç’kanë, ndërsa ata në proces le Lagja te 5 maji do i japin shtëpi të gjithë njerëzve dhe do sistemojmë të gjithë banorët. Disa me letra disa në proces legalizimi. Edhe banorët që janë do trajtohen, kush është pronar me letra do trajtohet me formulën e pronarit. Kush është vetëm në proces legalizimi, pra e ka marrë atë tokë që ka qenë tokë shteti, do marrë metrat katror siç i ka pas. Kush pronar do trajtohet si pronar e do marrë më shumë se ç’kishte. Kush është i palegalizuar sa me tra ke do marrë aq metra banesë. Nga kasolle do marrin shtëpi të projektuara nga Stefano Boeri. Askush nuk mund ti vërë gjobë kryetarit të bashkisë ata politikanë që duan të bëjnë karrierë do humbë. Mediat do damkosen nëse duan gjoba për të marrë apartamente si spekulantë”, tha Veliaj.


