Erjona Paruca Melani, një soprano në Operan e Bordosë së Francës, i është bashkuar protestës para Kryeministrisë ditën e sotme.
Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kishte ardhur kastike për protestën, teksa theksoi se është edhe stërmbesa e një prifti, që sipas saj, iu pre koka nga grekët, për shkak se foli shqip.
“Jam soprano në Operan e Bordosë së Francës, kam ardhur për protestën. Por në të njëjtën kohë jam edhe stërmbesa e Astaf Melanit, priftit që ju pre koka nga grekët, sepse foli shqip.
Sepse tha ‘ju më shikoni prift, por unë jam dhe do të mbetem shqiptar. Unë jam këtu edhe për trupin e tij që prehet në Përmet pa kokë, sepse koka përfundoi në Greqi.
Jam këtu sepse më përzunë prej 26 vitesh nga toka ime. Edi Rama, kemi qenë në akademi bashkë. Ti që flisje dikur mos u dhisni si Lenka Çuko, ke përfunduar më keq se kostumet e Lenka Çukos”, tha mes të tjerash sopranoja.


