Ka reaguar ashpër përmes një postimi në facebook, deputetja Rudina Hajdari lidhur me zhvillimet ne protesten e opozites. Me tone të forta kritike ndërsa i drejtohet kryedemokratit Basha, Rudina Hajdari kërkon prej tij të mos e konsiderojë vetem ‘demokrat’, madje shkon më tej ndërsa shkruan se ‘mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte’
“Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët e zakonshëm e panë të vërtetën e shëmtuar sonte se, dhe s’mund të gabojmë t’iu quajnë ju një “demokrat”. Ky është një mashtrim. Edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin “E duam Shqipërinë si gjithë evropa”.
Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet – dhe e dinë që pas humbjes dy herë, ata kurrë nuk do të fitojnë herën e tretë përmes kesaj shfaqje të shëmtuar.
Im atë nuk bëri gjithë atë sakrificë që një ditë Partia Demokratike të bënte këtë që bëri sot sepse – ju po minoni parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit, me keq akoma. Im atë nuk kërkoi t’i japë fund 5 dekadave të sundimit komunist, që Shqiptarët që të jetojnë përsëri në frikë për të nesermen. Frika nuk ka vend në demokraci dhe njerzit e zakonshëm e dinë se kjo sjellje e pakicës nuk ka vend në një vend demokratik.” –shkruan Hajdari.


