• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Rama: Kush më thotë mua hajdut, është vetë një hajdut impotent. Shqipëria nuk prodhon dot as naftë dhe as energji elektrike
Home
Politikë

PROTESTA/ Rama: Kush më thotë mua hajdut, është vetë një hajdut impotent. Shqipëria nuk prodhon dot as naftë dhe as energji elektrike

12 March, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të prodhuar vetë naftën dhe për të prodhuar energjinë elektrike. Sipas tij, protestat janë një turp sepse bëhen në një kohë që situata në botë është delikate, veçanërisht nga Lufta në Ukrainë. Ai shtoi se kush e cilëson atë si hajdut, sipas Ramës, ata janë vetë të tillë.

“Kur fola për krizën e energjisë s’kishte protesta, ku ishte protesta. E konsideroj virtyt që një kryeministër të reagojë kur ka protesta. Nuk është çështje frike. Nëse protestuesit të shpalosin kërkesat, qeveria ka detyrë që të dëgjojë. Unë s’kam asgjë personale me askënd. Kjo protestë është jashtë kontekstit të luftës. Është turp. Mendoj për herë të parë kjo protestë është turp. Këtë ndjesi turpi siç e kam pasur sot nuk e kam pasur kurrë më parë”, u shpreh Rama për News 24.

Z. Rama po kjo po u rëndon xhepat shqiptarëve?

Edi Rama: Vë në diskutim moralin e kësaj maskarade dhe shumë të tjera vë në diskutim. Nuk është e pazakontë që të infiltrohen të tjerë, por edhe ata të tjerë që i sponsorizojnë pas këtyre. Aty nuk janë populli por janë një pjesë. Ajo që është problem është që mohohet që këto janë pasoja të luftës. Këtu kemi të bëjmë me një krizë të madhe energjetike. Tregohen përralla se Shqipëria mund ta prodhojë vetë energjinë, ndërkohë që kur ka edhe reshje të shumta, Shqipëria nuk e prodhon dot. Flitet për naftën që ne i kemi të gjitha vetë, por ndërkohë ne nuk prodhojmë asgjë. Po këto janë sajesa që çorientojnë dynjanë. Pastaj vjedhja, vjedhja. Unë mund të pranoj shumë gjëra, unë nuk mund të pranoj vjedhjen. Kush më thotë hajdut është vetë hajdut, ose hajdut në impotencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOSMËRIA E RUSISË/ Pse Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës
Previous article DUHET TË JEMI NË GATISHMËRI/ PARALAJMËRON zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Putin mund të përdor armë kimike në Ukrainë

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës Politikë

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT