Një qytetar i cili ka zgjedhur veshjen popullore për të dhënë mesazhin e tij gjatë protestës së sotme, është shprehur se i është bashkuar kësaj thirrje për shkak të padrejtësive me të cilat haset çdo ditë.
Ai shprehet se nuk do të kthehet në qytetin e tij, pa u larguar nga qeveria kryeministri Edi Rama.
“Unë kam ardhur në protestë, sepse ka shumë padrejtësi. Kjo qeveri e ka mbushur bashkinë e Kurbinit me seksera, Nga një pastruese kanë future 5.
Unë kërkoj nga qeveria, rinia ka ikur, demokratët kanë ikur dhe populli kanë ngelur zero. Nuk iki më në Kurbin derisa Edi Rama të largohet”, shprehet ai.


