Ditën e sotme është mbajtur koventa e Lëvizjes socialiste për Integrim., që më shumë se një e tillë u duk një përpjekje për tu mbledhur e për të treguar forcë në një moment realisht të dobët.
Thënë kjo, pasi duket se protesta e studentëve nuk I ka “shërbyer” ashtu siç ajo e mendoi se do ta bëntë.
Kjo pasi studentët jo vetëm që nuk I pranuan partitë politike, por me të rënë edhe dakord me kërkesat u rikthyen në auditore e të vetmit që mbetën ishin pikërisht ata, “studentët e opozitës”.
Nga këtu, nis edhe rënia e LSI. Një prej të rejave që prej ditësh bllokon mësimin tek juridiku, është pikërisht e njëjta që vihej në rresht për një, në kampingun e partisë në Jalë.
Por nuk mbaron me kaq.
Skandali thellohet akoma kur administratori, Xhevdet Braimllari që dhunoi studentët është vjehrri I Floida Kërpaçit, deputete e LSI dhe xhaxhai I sekretarit të përgjithshëm të LSI në Pogradec, Endrit Braimllarit.
Kujtojmë se Berisha ishte I pari që postoi videon e administratorit duke dhunuar studentët. Duket se “qytetari dixhital” nuk ia ka dhënë informacionin e saktë se pikërisht ai, është “I Monës”.
Shikoni kriminelet dhe banditet qe godasin si kafshe me porosi te Edvinit studentet grevist ne fakultetin e Arkitektures. Krimineki administrator ushtron dhune ndaj studenteve! Policia private tenton te nxjerre jashte studentet qe jane ngujuar tek inxhinieria e ndertimit. Ky eshte nje moment ku ai konfliktohet me studentet dhe tenton t’u marre telefonat celulare. Pasi deshtojne te nxjerrin studentet, policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lene brenda pa ushqime dhe pa uje rreth 50 studente. Denoj me forcen me te madhe keto akte kriminale ju beje thirrje mbare shqiptareve sot osd kurr te mbrojme studentet nga bandat e Edvin Urrejtjes dhe te shporrim qelbesiren! sb
Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 11. Januar 2019
Përgatiti: AlpeNews.al




