Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë.
Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë.
Pranë tij është ndodhur edhe deputeti Bardh Spahia, me profesion mjek që po jep ndihmën e parë.Pas disa minutave i shtrirë qytetari në vështirësi shëndetësore është ngritur në këmbë.
Ndërkoh vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policeve dhe Lulzim Basha tenton te terheqe protesutesit dhe ti drejtoje drejt sheshit.




