Një protestë masive në Athinë ka tronditur themelet e qeverisë greke.Mijëra qytetarë u mblodhën për të protestuar kundër emrit “Maqedoni”.
Protesta nisi rreth orës 14:00 në sheshin Sintagma dhe zgjati disa orë. Shumica e protestueve mbaninmbanin flamuj grek në duar dhe pankarta me mbishkrimin “Jo emri Maqedoni”.
Kjo protestë llogaritet si më e madhja gjatë këtyre 20 viteve.Gjatë protestës foli dhe kompozitori Mikis Theodhorakis i cili u prit me brohoritje të mëdha.
“Patriotët që na qeverisin dhe mbështetësit e tyre firmosën, duke shkaktuar dje sulm në shtëpinë time. Unë jam kundër qeverisë së sotme. I mbetem besnik parimeve të atdheut tim.
Jam patriot dhe jam kundër fashizmit në çdo formë që shfaqet. Le të përballojmë të bashkuar problemet e reja e të papritura. Shkupi duke shtrembëruar historinë në mënyrë qesharake po ndërton shtet në kurrizin tonë.
Prej dekadash jemi në objektiv nga Shkupi duke deklaruar se janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Filipit Maqedonas, ndërsa qeveritë tona nuk reagojnë.
Tashmë duket pa kuptim t’ju kërkojmë të ndryshojnë emrin me të cilin janë bërë një në ndërgjegjen ndërkombëtare dhe sot vijmë të turpshëm të kërkojmë të drejtat tona.
Le të pranojmë gabimet tona para popullit grek dhe të mbetemi besnik pavarësisht të tjerave në faktin që Maqedonia është greke”, tha Mikis Theodhorakis.
Për të mbajtur nën kontroll protestën që shpesh herë në të shkuarën ka degjeneruar në akte dhune u mobilizuar mbi 5000 forca policore.
Protesta erdhi në kohën që Greqia dhe Maqedonia po zhvillojnë negociata për zgjidhjen e emrit, ndërkohë janë bërë disa propozime por ende nuk është rënë dakord nga të dyja palët.







