Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve. Teksa u duk sikur situata ishte e qetë, me protestues që ishin ulur në rrugë, ka ndërhyrë policia duke bërë shoqërimin e disa prej tyre. Kjo ka sjellë reagim të qytetarëve, ku nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet me efektivët e policisë.