• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROTESTA PËR KUSHTETUTËN”/ SHTATË të pavërtetat e Ilir Metës në krahasimin me Presidentin e Rumanisë!
Home
Ekskluzive

“PROTESTA PËR KUSHTETUTËN”/ SHTATË të pavërtetat e Ilir Metës në krahasimin me Presidentin e Rumanisë!

26 February, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Presidenti i Shqipërisë vijon të gabojë duke dashur që të gjejë raste analoge, për të justifikuar aktin e tij të paprecedentë, me protestën që ka thirrur më 2 mars në Tiranë. Me anë të një postimi në facebook, Ilir Meta shkruan: “Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues. Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.”

Po si qëndron e vërteta?

E para, Presidenti i Rumanisë nuk ishte organizatori i protestave siç Presidenti i Republikës sonë ka deklaruar me shkrim e me gojë se është. Kreu i shtetit rumun iu bashkua protestave të organizuara nga qytetarët, në mbështetje të sensibilitetit të tyre.

E dyta, protestat në vendin anëtar të NATO e të BE së cilës i referohet Ilir Meta, u zhvilluan sepse qeveria e Bukureshtit ishte KUNDËR reformës në drejtësi. Ndërsa në Shqipëri, qeveria është PRO reformës në drejtësi, ndërsa Presidenti kundër.

E treta, ndryshe nga Ilir Meta që është zgjedhur me vote nga Parlamenti, Presidenti i Rumanisë zgjidhet drejtpërdrejtë me vote nga populli ndaj ka edhe më shumë fuqi kushtetutese.

E katërta, Presidenti i Rumanisë ndryshe nga Ilir Meta, nuk doli në protestë për tiu kundërvënë procesit të shkarkimit që Parlamenti ka nisur kundër tij.

E pesta, siç shihet Presidenti i Rumanisë nuk kishte ndonjë hall personal siç ka Ilir Meta, që po mundohet të na e shesë të vetin, si një hall të madh kombëtar.

E gjashta, Presidenti i Rumanisë nuk bëri ndonjë betejë publike përmes një seriali aktesh antikushtetutese ndaj qeverisë, për të justifikuar më pas daljen në shesh në emër të gjoja mbrojtjes së Kushtetutës, siç po bën Ilir Meta në Shqipëri.

E shtata, Presidenti i Rumanisë nuk kishte asnjë projekt të ri politik për të krijuar. Ndërsa në Shqipëri, mediat kanë kohë që flasin për një projekt të Ilir Metës që synon krijimin e një lëvizje apo force të re politike, një akt ky që nuk përputhet me statusin e Kreut të Shtetit që duhet të mos kryejë aktivitet politik gjatë kohës që ndodhet në këtë funksion.

Siç shihet, janë plot 7 të pavërteta në pretendimet e Kreut të Shtetit, se ajo që ai do të bëjë është një akt normal. Siç kuptohet pas kësaj, rasti i Ilir Metës është i pangjashëm me çdo rast tjetër. Është hera e parë në histori që një President, nga personi që Kushtetuta e detyron të jetë mbi palët, po thërret në shesh përfaqësues të një pale për tiu kundërvënë për hallin e tij personal, një pale tjetër!

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI GJENDET I VDEKUR NË NJË DEPO NË GREQI/ Policia: E kishte fytyrën e gjakosur
Previous article DJALI QË NA PREKU TË GJITHËVE/ 9-vjeçari bëhet me gardërobë të re (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

MESAZH PËR PRONARIN? Tritol makinës në Krujë, autori fiksohet nga kamerat! Tentoi të “kamuflohet”, por… Aktualitet

MESAZH PËR PRONARIN? Tritol makinës në Krujë, autori fiksohet nga kamerat! Tentoi të “kamuflohet”, por…

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT