PD ka publikuar mesazhin e një të riu i cili jeton jashtë Shqipërisë ndërsa bën thirrje që qytetarët shqiptarë kudo që janë t’i bashkohen protestës ditën e nesërme më 7 korrik.
Të rinj jashtë vendit thekson PD i janë bashkuar kësaj kauze të ngritur nga “Fronti për të shpëtuar Shqipërinë”.
I pari i cili do të japë mesazhin e tij, është Daniel Nikolla, profesionist në Britaninë e Madhe.
“Që prej vitit 2013 në Shqipëri janë shtuar fasadat dhe janë larguar masivisht të rinj dhe është dëmtuar arsimi, Janë pasuruar familjarët dhe miq të qeverisë , por jo pjesa tjetër e qytetarëve. Si një i ri në emigrim ju them që emigrimi nuk është e vetmja zgjidhje. Në datën 7 korrik në orën 19:00 i ju ftoj të gjithë t’i bashkoheni protestës së PS-së.”, shprehet ai.
Protesta me 7 korrik, PD publikon thirrjen e të rinjve në emigrim: Të bëhemi bashkë që të dridhet besimi i verbër i pushtetarëve se qëndrojnë mbi ligjin
“Qytetarë shqiptarë kudo që jeni nuk na jepet shpesh rasti që të ndikojmë në fatin politik të vendit ndaj është thelbësore që kur na jepet mundësia ta kapim dhe të bëjmë maksimum që të dridhet deri në themel besimi i verbër i pushtetarëve se ata qëndrojnë mbi ligjin”, thotë Andi Mustafaj nga Franca.


