Për rreth 14 ditë, banorët e Unazës së re, në zonën e Astirit protestojnë për projektin e ri, që do prishë banesat e tyre.
Përgjatë këtyre ditëve, kemi parë banorët që preken nga ky ndryshim të bëjnë çdo gjë, duke filluar nga bllokimi i rrugëve kryesore në zonën e tyre, e deri tek djegia e gomave të makinës apo kazanët e plehrave duke krijuar shpeshherë situata të pakëndshmë dhe kaotike.
Sigurisht, në shumicën e rasteve edhe me ndihmën e deputetëve të PD dhe LSI.
Sot, protesta kaloi në “shkallë” tjetër, kur banorët u zhvendosën para Kuvendit të Shqipërisë, brenda të cilit po zhvillohej séance plenare e radhës.
Çfarë ndodhi sot:
Protesta e cila degradoi në dhunë duke lënduar 13 punonjës policie para parlamentin e Shqipërisë. Protestuesit tentuan të futen në ambientet e brendshme të parlamentit. Banorët u përleshën me policinë duke degraduar në grushta, tymuese dhe kapsolla.
Edhe deputetët e opozitës shkuan në protestë si kalorësit pa shpata, duke e shtyrë më tej situatën e cila mori përmasat e një “lufte” ku pati të plagosur. Në protestë ishin deputetë nga të dyja anët dhe nga LSI dhe nga PD-ja, në protestë morën pjesë deputetët Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Luan Baçi, Myslym Murrizi, Endrit Brahimllari i LSI etj.
Mes protestuesve ka qene edhe Sali Lushaj babai i reperit te njohur Stresi qe ndodhet ne burg pasi u kap ne nje dhome hoteli me arme dhe droge.
Protestuesit qëlluan me kapsolla një efektive policie e cila mbeti e plagosur duke humbur 2 gishta.
























