Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka reaguar me kurajo përballë asaj që ka ndodhur sot para Kuvendit duke dënuar dhunën. Ndryshe nga Berisha vajza e Azem Hajdarit ka mbajtur një qëndrim të matur dhe kurajoz në raport me partinë e saj. Ajo shkruan.
“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes.
Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës.”, shkruan Hajdari


