Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit ka pasur vëmendjen e mediave, duke u shënuar si protesta e 4 vijuese e “maratonës opozitare”.
Megjithatë më shumë sesa kauza që mbron opozita një vëmendje të veçantë ka marrë pritshmëria për dhunë. Thënë kjo pasi dy protestat e para të opozitës u karakterizuan nga përdorimi i sjelleve brutale dhe dhunuese nga ana e protestuesëve opozitar.
Media ndërkombëtare “Daily mail” në një artikull të sajin shkruan: Opozita është zotuar të mbajë protesta para Parlamentit sa herë që ka seanca parlamentare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe sot. Ajo nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politik.
Artikulli i plotë:
Opozita në Shqipëri është zotuar të mbajë protesta para Parlamentit sa herë që ka seanca parlamentare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe sot.
Ndërtesa e Parlamentit në kryeqytetin e Tiranës ka qenë e rrethuar me tela dhe gjëmba
Gjatë protestës së sotme disa protestues hodhën goma të ndezura, por si përfundim protesta u mbyll në mënyrë paqësore.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha është shprehur : Vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike do të hapin ”derën”e Evropës.
Ndërkohë 4 deputëtë të rinj u betuan në Kuvend duke përfaqësuar “Opozitën e re” pas djegies së mandateve nga opzita.
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog, por ka theksuar se negocimi nuk përfshin parlamentarizmin, demokracinë dhe mandatin e marrë nga shumica e qytetrëve.
Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, SHBA-së dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politik.
Socialistëtmbajnë aktualisht 74 vende në Parlament nga numri total 140 vende.
Protestat e fundit nga mbështetësit e opozitës janë kthyer në akte të dhunshme, ndërkohw që policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Ndërkohë, Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.
/AlpeNews.al