Opozita zhvillon sot protestën e saj të nëntë para kryeministrisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Siç edhe është lajmëruar, protesta do të nisë në orën 18:00, i cili duket se është zgjedhur si një orar i pazakontë në krahasim me të tjerat të cilat kanë qënë kryesisht paraditeve.
Derimë tani, moti duket krejtësisht i paqendrueshëm dhe priten reshje të dendura shiu.
Ndonësë kështu, militanët demokratë ndodhen në autobuzat e siguruara nga partia dhe janë nisur për në Tiranë.
Në videon e mëposhtme siguruar nga AlpeNews.al, shfaqen të rinjtë që vijnë nga Saranda, që duken mjaft të karikuar dhe me flamujt blu me vete.


