Avokati Spartak Ngjela i quan protestat për vrasjen e Klodian Rashës si një “uragan primitiv me fëmijë”.
Ngjela tha se “pushteti s’merret me fëmijë”, ndërsa shtoi se 40% e fëmijëve që kishin dalë në protestë i përkisnin komunitetit rom.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse rri në shtëpi nga frika e koronës apo protestës, Ngjela tha:
“Nuk dal unë që kur ka filluar korona, cila protestë, ç’punë ka protesta me mua. Unë dal në zyrë ditë për ditë. Jam në punë. Unë e kam dhënë mendimin tim. Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lanë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, 40% e fëmijëve ishin romë. E ç’e pyet, janë në hall të madh, duan të destabilizojnë Shqipërinë. Po si do vijnë në pushtet me kalamaj? Si thyhen semaforët? Njëlloj si hordhitë e 6 shkurtit të Enver Hoxhës”.


