Pas protestës që u zhvillua rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër, policia ka shoqëruar sot tre aktivistë nga radhët e FRPD-së.
“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Besjan Zajan, Ergys Ivzikun dhe Arvit Bushatin, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër.
Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës. Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.
Kujtojmë se ditën e enjte gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 prej të arrestuarve, ndërsa për 4 të tjerë la sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’.


