• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË MENGËL/ Balla dhe Sejdini inspektojnë nisjen e punimeve tek shkolla
Home
Shqipëri

PROTESTA NË MENGËL/ Balla dhe Sejdini inspektojnë nisjen e punimeve tek shkolla

3 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla ka shkuar në Mengël, një ditë pas protestës që prindërit dhe nxënësit zhvilluan në rrugën kryesore të këtij fshati. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Balla ka thënë se shkolla po rikonstruktohet dhe se Partia Demokratike ka përdorur banorët dhe fëmijët për interesa politike. Balla tha se punimet do të përfundojnë për 15 ditë, dhe se shkolla do të rrezikonte jetën e fëmijëve prandaj u ndërhy për t’a rikonstruktuar.

Shkolla kishte degraduar dhe mund të shembej. Po vendosen sot trarë betoni për të forcuar strukturën. Punimet do të përfundojnë për 15 ditë. PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej. Turp për ata që bëjne politikë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra. PD mbështeti në Këshillin Bashkiak rikonstruksionin. Ndërkohë deputeti doli kundër rikonstruksionit. Nëse nuk ndërhyhej Shkolla ishte rrezik për jetën e fëmijeve. U ndërhy sapo u konstatua degradimi dhe rreziku.

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS

Prej 3 javësh, prindërit dhe nxënësit në Mengël të Elbasanit, kanë bojkotuar procesin mësimor pas vendimit të Drejtorisë Arsimore për të mbyllur shkollën për efekt rikonstruksioni. Ditën e djeshme, pati edhe një protestë ku për 6 orë ata bllokuan rrugën nacionale. Policia dhe drejtuesit e automjeteve ndërhynë për hapjen e rrugës por hasën në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk munguan as konfrontimet fizike, ndërsa njëri nga nxënësit u shpreh se njëri nga efektivët e qëlloi në kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJK PUBLIKON FOTON E DJALIT/ Reperi dhe Roani ngjajnë si "dy pika ujë"
Previous article LOJTARI I ATLETIKOS/ Transferimi në Real Madrid? Nuk e di, unë nuk jam duke...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT