• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË EUROPË/ Mbyllet Austria, shtrëngohen masat ndaj COVID-19 në Holandë e Belgjikë
Home
Nderkombetare

PROTESTA NË EUROPË/ Mbyllet Austria, shtrëngohen masat ndaj COVID-19 në Holandë e Belgjikë

22 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Austria prej sot është në lockdown, ndërsa masat janë shtrënguar edhe në Holandë, Belgjikë dhe disa vende të tjera. Kjo ka shkaktuar protesta të dhunshme.

Prej sot Austria është futur në mbyllje të përgjithshme (lockdown) më së largu deri më 13 dhjetor. Qeveria austriake ka vendosur që kjo gjendje e kufizimeve të mos vazhdohet pas kësaj date, por ka paralajmëruar se prej datës 1 shkurt do të futet në fuqi vaksinimi me detyrim. Masat janë shtrënguar edhe në Holandë, Belgjikë dhe shumë vende të tjera, e kjo ka shkaktuar edhe protesta në këto vende. Në fundjavë në shumë qytete të Austrisë kanë protestuar me dhjetëra mijëra kundërshtarë të vaksinimit dhe të masave të qeverisë. Protesta ka pasur edhe në Kroaci, Belgjikë, Zvicër dhe disa vende të tjera. Por përshkallëzimi më i madh i dhunës është arritur në Holandë.

Dhuna në Holandë

Për të tretën natë me radhë të dielën në mbrëmje ka pasur protesta në shumë qytete të Holandës, për shkak të masave kufizuese kundër pandemisë Corona. Edhe në natën e tretë ka pasur edhe dhunë dhe të arrestuar. Policia bën të ditur se brenda prej të premtes deri tani janë arrestuar në këtë vend rreth 145 deonstrues, shumica prej tyre të rinj. Demonstruesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjëra të tjera në drejtim të policisë dhe kanë vënë zjarre në shumë vende.

Incidente ka pasur ndër tjerash edhe në qytetet Leeuwarden, Groningen, Enschede dhe Tilburg, ndërsa në fundjavë ka pasur dhunë edhe në Hagë dhe Rotterdam. Në Enschede, ku është vendosur edhe masa e ndalim-qarkullimit natën, policia ka bërë përpjepkje të parandalojë demonstruesit me dhunë, siç shihet në një video të publikuar në rrjete. Ndërsa policia në Leeuwarden është sulmuar me gurë dhe me mjete të tjera.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Amsterdam janë mbledhur mijëra njerëz në një marsh protestues, ndonëse protesta ishte anuluar pas dhunës në Rotterdan ditën e premte. Protesta është siguruar nga forca të mëdha policore dhe ka kaluar e qetë.

Protesta në Belgjikë
Në Bruksel janë mbledhur sipas policisë rreth 35.000 kundërshtarë të masave kufizuese të qeverisë së atjeshme dhe kanë protestuar kundër masave dhe kundër qeverisë. Por ata kanë kundërshtuar në radhë të parë masën e qeverisë që të tregohet dokumenti i vaksinimit në hyrje të restoranteve dhe në objekte të tjera.

Qeveria belge ka vendosur kufizime në luftën kundër pandemisë. Ajo kërkon edhe shtrirjen e procesit të vaksinimit tek të rriturit, edhe tek fëmijët. Atje ku është e mundur, punëmarrësit duhet të punojnë prej sot nga shtëpia të paktën katër ditë në javë. Qeveria kërkon vaksinimin më të shpejtë edhe të fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI/ Italia përgatitet për "Super Green Pass"
Previous article NGA "SPENCER" TE "DUNE"/ Zbuloni cilët janë filmat pretendentë për të fituar “Oscar”

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT