• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA NË ELBASAN/ Reagon Policia: Antiligjore, i bëmë thirrje Luçiano Boçit për të liruar rrugën, por…
Home
Breaking News

PROTESTA NË ELBASAN/ Reagon Policia: Antiligjore, i bëmë thirrje Luçiano Boçit për të liruar rrugën, por…

2 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me protestën e sotme në Mengël të Elbasanit, që solli edhe bllokimin e rrugës për disa orë. Në një deklaratë shpërndarë për mediat, policia thotë se protesta ishte antiligjore dhe se u përdorën fëmijë.

Kjo e detyroi Policinë të mos ndërhynte, çka solli më pas bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, thuhet më tej në reagim.

“Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë.

Disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit.

Policia e Elbasanit, duke përfituar nga rasti, deklaron me përgjegjësi se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia.

Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin”, përfundon reagimi.

Njoftimi i Plotë i Policisë së Elbasanit

Në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë, Elbasan, ditën e sotme rreth orës 12:00 një grup organizatorësh kanë përdorur gra e të mitur, për të bllokuar në mënyrë të paligjshme për disa orë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd.

Fakti që u përdorën fëmijë, e detyroi Policinë të mos ndërhynte, çka solli më pas bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë.

Disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit.

Policia e Elbasanit, duke përfituar nga rasti, deklaron me përgjegjësi se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia.

Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY BALA "ASGJËSON" RONALDON/ Juventusi kalon me lehtësi Young Boys (VIDEO)
Previous article CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit Aktualitet

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT