• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË AFGANISTAN/ Talebanët vrasin vajzën e re pse nuk u mbulua
Home
Nderkombetare

PROTESTA NË AFGANISTAN/ Talebanët vrasin vajzën e re pse nuk u mbulua

19 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kalimi i pushtetit në Afganistan nuk po kalon pa rezistencë. Në dy qytete të vendit, protestues të shumtë kanë dalë nëpër rrugë e kanë ngritur flamurin qeveritar ndërsa talebanët i janë përgjigje me breshëri plumbash.

Trupa ushtarake besnike ndaj zv/presidentit Amrullah Saleh valëvitën në Luginën Panjshir flamurin e “aleancës kombëtare”, ligës së krerëve të luftës dhe politikanëve kundër ekstremistëve talebane. Kjo zonë ndodhet vetëm 80 milje në veri të Kabulit; xhihadistët nuk kanë arritur ta marrin asnjëherë kontrollin e saj.

Tubues të shumtë dolën nëpër rrugë dhe në qytetet Xhalalabad dhe Khost; shumë prej tyre ishin studente që nuk pranojnë t`i binden talebanëve e kanë hequr emblemën e grupit ekstremist nga sheshet qendrore duke e zëvëndesuar me flamurin kombëtar. Pamjet filmike në rrjetet sociale treguan sesi grupe talebanësh hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve, e shkaktuan sipas Al Xhazirës të paktën 2 të vdekur e 12 të plagosur.

Vizioni paqësor që talebanët u përpoqën të tregonin gjatë konferencës së tyre për shtyp, duket se po davaritet më shpejt nga sa pritej. Fox News thotë se raprezalja ndaj grave ka nisur; një vajzë e re sipas rrjetit televiziv është ekzekutuar në mes të rrugës në Taloqan vetëm sepse refuzoi të mbante burka. Frontin e “moderuar” afgan e tradhëtojnë edhe raportet mbi një grup të ashtëquajtur “Engjëjt e Shpëtimit” të cilët po shkojnë derë më derë duke tërhequr zvarrë kundërshtarët politikë ndërsa pamjet filmike nga ndëshkimi publik i një hajduti makinash, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Donald Trump e fshikulloi ashpër pasardhësin e tij jo për idenë e tërheqjes nga Afganistani, por për mënyrën sesi e realizoi atë duke shkaktuar kaosin që të gjithë po dëshmojnë sot. “Ky ishte turpi më i madh në historinë amerikane”, tha Trump që shtoi se ai vetë kishte kërcënuar të rrafshonte vendlindjen e kryenegociatorit taleban nëse militantët nuk respektonin marrëveshjen e paqes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI PËR VDEKJE FËMIJËN NË SHËNGJIN/ Arrestohet 56-vjeçari
Previous article "KAM NEVOJË PËR T'U KUPTUAR"/ Kujt ja dedikon Ronela këto fjalë? (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT