• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NDAJ VIZITËS SË PUTIN NË KRIME/ Shkel sovranitetin dhe integritetin e vendit
Home
Nderkombetare

PROTESTA NDAJ VIZITËS SË PUTIN NË KRIME/ Shkel sovranitetin dhe integritetin e vendit

11 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Jashtme e Ukrainës protestoi ndaj vizitës së fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Krimesë së Ukrainës, duke e cilësuar atë një “shkelje të rëndë” të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Përpjekjet nga pala ruse dhe media për të përshkruar ‘vizita’ të tilla si ‘udhëtime të zakonshme’ të brendshme nga zyrtarët rusë janë të padobishme”, tha ministria në një deklaratë të 11 gushtit, duke shtuar se Krimea është “pjesë integrale” e Ukrainës .

Më 10 gusht, presidenti Putin u shfaq në televizionin shtetëror me një xhaketë lëkure në një shfaqje motoçikletash organizuar nga klubi “Ujqit e Natës” motorësh në Sevastopol, një qytet në Gadishullin e Krimesë që Moska e mori nën kontroll në vitin 2014.

Klubi “Ujqit e Natës” është i njohur për besnikërinë e tij ndaj Kremlinit.

Rusia aneksoi Krimenë në Mars 2014 pasi presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, që ishte i afërt me Moskën, u rrëzua nga pushteti si pasojë a lëvizjes së protestave pro-evropiane Maidan, një muaj më herët.

Moska gjithashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur separatistët në Ukrainën lindore, ku që nga viti 2014 më shumë se 13,000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin që pasoi.

Vizita e zotit Putin në Sevastopol u bë ndërsa dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Moskë për të kërkuar zgjedhje të ndershme komunale. Më shumë se 250 persona u ndaluan nga policia. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË 4 SHQIPTARËT/ Menaxhonin sheshet për shitjen e kokainës në...
Previous article "KAM QARË"/ Salianji flet për momentin kur PS mori të gjitha Bashkitë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT