Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha ka treguar vendosmëri në çuarjen deri në fund të protestave në vend. Sot Basha ka lajmëruar se do të zhvillojë një takim me kreu ne Partisë Agrare Ambientaliste, (PAA) Agron Duka.
Dje, pas takimit me Kryemadhin e Vasilin, Basha priti në zyrë dy nënkryetarët; Edi Paloka e Edmond Spaho, sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretarin organizativ Enno Bozdo, ku diskutoi për detaje të tjera në lidhje me protestën.
Mendohet dhe thuhet nga burime të brendshme se protesta do jetë më massive se ajo e 18 dhjetorit për zgjedhjen e kyeprokurores Arta Markut. Protesta do të mbahet para kryeministrisë.
Në takimet e tij, kreu i demokratëve u ka bërë thirrje banorëve të bashkohen në protesta deri në rrëzimin e qeverisë.
Përgatiti: AlpeNews.al


