• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA MASIVE NË GJERMANI/ 250 mijë qytetarë protestojnë kundër bashkëpunimit të CDU/CSU me të djathtën ekstreme
Home
Nderkombetare

PROTESTA MASIVE NË GJERMANI/ 250 mijë qytetarë protestojnë kundër bashkëpunimit të CDU/CSU me të djathtën ekstreme

2 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Qindra mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë protestuar këtë fundjavë në rrugën e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag. Sipas policisë, rreth 160,000 njerëz u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelar, Friedrich Merz.

Marshi në Berlin

Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisëCDU. Atje, demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën kundër kandidatit të Unionit për kancelar, Friedrich Merz. Demonstruesit kërkuan distancë të qartë ndaj AfD dhe brohorisnin Merz duhet të turpërohet. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, shumë rrugë u bllokuan në Berlin.

Gazetari Michel Friedman, i cili pak ditë më parë është larguar nga CDU në shenjë proteste, e përshkroi AfD-në si një “parti të urrejtjes”. Friedman e quajti votën e CDU/CSU me AfD si “gabim të pafalshëm”. Por ai mbrojti CDU-në me fjalët se “CDU është parti demokratike”.

Protesta të mëdha kundër AfD, të ekstremistëve të djathtë dhe kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU me këtë parti, ka pasur demonstrata të shtunën dhe të dielën pothuajse në të gjithë Gjermaninë./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET NË VLORË/ Ja sa ishte magnituda
Previous article MEKSIKË-KANADA "ALEANCË" KUNDËR TARIFAVE TË TRUMP/ Liderët e dy vendeve zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë u diskutua

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT