• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA KUNDËR BOMBARDIMEVE NË GAZA/ Policia përleshet me demonstruesit pranë Ambasadës amerikane në Liban
Home
Nderkombetare

PROTESTA KUNDËR BOMBARDIMEVE NË GAZA/ Policia përleshet me demonstruesit pranë Ambasadës amerikane në Liban

18 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe kundër një shpërthimi vdekjeprurës në një spital atje, ku besohet se u vranë qindra njerëz.

Policia libaneze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në periferi të kryeqytetit Bejrut.

Qindra njerëz protestuan nëpër një rrugë që çon drejt Ambasadës amerikane.

Protestuesit e zemëruar tentuan ta kalonin pengesën e telave me gjemba e cila e bllokonte rrugën drejt Ambasadës amerikane, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

“Ne jemi të vetëdijshëm për protestat në Awkar në afërsi të Ambasadës. Fatkeqësisht, protestuesit e dhunshëm i dëmtuan pronat private në lagjen përreth Ambasadës, por stafi dhe personeli i Ambasadës është i sigurt dhe i padëmtuar”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane Jake Nelson.

Ai i falënderoi forcat e sigurisë së Libanit për reagimin e shpejtë për ta siguruar zonën.

Protestat në Liban dhe botën myslimane nisën të mërkurën pas një shpërthimi në një spital të Rripit të Gazës, si pasojë e të cilit u vranë qindra njerëz të martën mbrëma.

Grupi militant palestinez, Hamas, e ka fajësuar Izraelin për shpërthimin, në të cilin, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës u vranë rreth 500 njerëz.

Izraeli tha se nuk është përgjegjës dhe se fajin për këtë shpërthim e ka Xhihadi Islamik, një grup tjetër palestinez në Gaza.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara thanë se të dhënat dëshmojnë se Izraeli nuk është fajtor për shpërthimin.

“Derisa ne vazhdojmë të mbledhim të dhëna, vlerësimi ynë i tanishëm, bazuar në analizat pamjeve nga lart, përgjimet dhe informacionet nga burimet e hapura, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës dje”, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA TAKIMI ME VUÇIÇ NË KINË/ Putin: Kemi të njëjtat shqetësime për çështjet në Rajon
Previous article KONFLIKTI NË GAZA/ SHBA vë veton për rezolutën "kundër" Izraelit, Shqipëria voton pro

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT