• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROTESTA/ Firmoset marrëveshja, Ahmetaj: 80 mln euro për kampuset universitare
Home
Ekonomi

PROTESTA/ Firmoset marrëveshja, Ahmetaj: 80 mln euro për kampuset universitare

14 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Tri marreveshje te rendesishme jane firmosur sot në ministrinë  e Financave, mes te cilave edhe investimi prej 80 milione euro per rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

 

Te pranishem kane qene Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ai i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Ne fjalen e tij, ministri Ahmetaj falënderoi shtetin gjerman për për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në modernizmin e shumë sektorëve.

“Sektori energjitik ishte një nga betejat kryesore të mandatit të parë të qeverisë Rama, për rikthimin e ligjshmërisë së harruar prej  vitesh si dhe rregullimin e strukturës së çmimeve. Është me rëndësi vazhdimi i reformave, që qeveria Rama ka hyrë në hapin e dytë të zhvillimit të vendit. Përmes një plani strategjik, synohet një rrugë e qartë për reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri. Së dyti, një nga marrëveshjet që firmoset në favor të përmirësimit të kushteve për studentët në universitete, investim 80 mln euro që Shqipëria do bëjë me ndihmën e qeverisë gjermane për kampuset universitare. Është premtim që Rama e ka dhënë dhe do e mbajë brenda përfundimit të mandatit të dytë për rikonstruktimin e qytetetit Studenti,” tha Ahmetaj.

Ndërkohë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri u shpreh: “Tek sektori i energjisë do kemi sistemin dispeçeria me gjithë teknologjinë e duhur, do të jetë truri në energjinë elektrike, që do të përdoret për efiçencë më të mirë, më pak harxhime”.

Tre marrëveshjet 

1-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”

2-Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

3-Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim financiar 2017 për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike, faza III”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË "RADARIN" E KATALANASVE/ Barcelona është e interesuar për yllin e Leverkusenit Havertz
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Pse nuk mund të ketë negociata me Ramën!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT