Edhe Blendi Fevziu i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Gazetari ka dëgjuar ankesat e studentëve të cilët i tregojnë disa dokumente.
Fevziu duket i habitur dhe i vëmëndshëm teksa studentët i tregojnë se sa taksa paguajnë.
Protesta e studentëve ka gjetur mbështetje të gjerë ndërkohë që kritikët kanë adresuar herë pas here apel ndaj figurave publike, duke i këshilluar që të mos e shfrytëzojnë këtë rast për publicitet të imazhit të tyre. /Tema