Petrit Vasili ka bërë një paralajmërim të fortë ku thotë se edhe LSI do ta mbështesë protestën e Partisë Demokratike dhe disa aktorëve për të ndaluar shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Kreu i grupit parlamentar thotë se do të votojë kundër miratimit të ligjit për Teatrin duke e quajtur një ditë e zezë për Shqipërinë.
“Grupi Parlamentar i LSI-së do të votojë tërësisht kundër dhe ky është një vendim unanim i grupit dhe shumë i motivuar, pasi lidhur me këtë ligj, e vetmja gjë që mund të thuhet fare thjesht, është që në Shqipëri nuk mbizotron dhe nuk sundon shtetit të së drejtës.
Ky ligj besoj, është një ditë e zezë për Shqipërinë, për qytetarët shqiptarë që kuptojnë se çdo gjë mund të rrëmbehet, mund të rrëmbehet prona publike që na përket të gjithë së bashku, mund të destrukturohet dhe goditet në themel kulturën.
E kemi mbështetur, do ta mbështesim këtë protestë dhe si njerëz të politikës dhe si përfaqësues të LSI.
Por në rradhë të parë do ta mbështesim si qytetarë të mirë të Shqipërisë të cilët e duan artin por duan edhe ligjin”, tha Vasili.


