Alfred Peza
Filozofia e dhunës që çon në dështim
Opozita do e shtojë dhunën nesër para Parlamentit?!
Kështu besojnë vërtetë se do ta frikësojë mazhorancën për ta detyruar të negociojë “pushtetin në tavolinë”?
Ah sa gabim!
Sa më shumë dhunë që frymëzohet nga politika për interesat e saj të ngushta, gjithnjë e më i pakët është numri i qytetarëve që e ndjekin nga pas.
Sa më pak mbështetje ka një grupim politik në aksionin e tij, aq më pak shanse dhe mundësi ka, për arritjen e qëllimit final. Dikush duhet ti thotë opozitës se dhuna ndaj institucioneve, është rruga më e sigurtë dhe e shpejtë drejt humbjes së pashmangshme.