• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E OPOZITËS/ Gazetari italian: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive
Home
Sociale

PROTESTA E OPOZITËS/ Gazetari italian: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive

17 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vinci: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive

Analiza e gazetarit italian, ish-korrespondent i CNN, i cili lançoi edhe televizionin privat ”Agon Channel” në Shqipëri.

”Nuk duhet të na bëjnë përshtypje imazhet, kjo nuk është një revoltë spontane kundër pushtetit, por një protestë e organizuar në kuadër të luftës së pamëshirshme ndërmjet dy partive kryesore”.

Kështu thotë Alessio Vinci, gazetari italian, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në Ballkan si i dërguar i CNN duke mbuluar shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën në Kosovë dhe arrestimin e Milosheviçit, për të lançuar më pas një televizion privat në Shqipëri për llogari të një biznesmeni italian.
Nuk ka asnjë lidhje, pra, me revoltat e fundit të viteve ’90 kundër Sali Berishës?

”Më shumë këtë situatë do ta krahasoja me luftën mes demokratit Sali Berisha dhe socialistit Fatos Nano. Edhe akuza për korrupsion kundër kryeministrit Edi Rama është një déjà vu ashtu si çdo gjë në Shqipëri. Krahasuar me fundin e viteve ’90 situata ka ndryshuar totalisht, pasi gjatë atyre viteve një gazetar që hynte në vend rrezikonte jetën, ndërsa sot e presin me një tufë me lule”.
Pra, protestat nuk do të zgjasin?

”Jo, sepse janë të organizuara dhe jo fryt i një lëvizjeje spontane. Të mos harrojmë që ky është një vend që është mësuar ta shprehë kundërshtimin e vet me akte të dhunshme”.

Çfarë e shkaktoi situatën e tensionur dhe përplasjen e djeshme?
Problemi është se Shqipëria është shumë e ngadaltë në transformimin e saj dhe gjithçka kalon përmes marrëveshjeve të mëdha. Për sa kohë ekziston një ekuilibër mes dy partive ka një paqe në dukje. Aktualisht, si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë socalistë. Të dy bashkë janë  shumë aktivë në rrjetet sociale, pranë të rinjve dhe modernë. Ndërsa demokratët kanë akoma Berishën, që të gjithë e quajnë ”gjyshi në pension”. Lulzim Basha është vetëm një kukull e Berishës.

Shqipëria po përgatitet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në  BE; Cilat janë pengesat?

Vendi ka burime të mëdha natyrore, brigje të bukura, të krahasueshme me Sardenjën tonë, ku është e vështirë të  shkosh. Ka potencial të jashtëzakonshëm, por mungon totalisht infrastruktura dhe asnjëra nga dy partitë kryesore nuk do që tjetra të marrë meritën se ka bërë hapa përpara.

Mbetet shqetëues problemi i korrupsionit. Shtrohet pyetja se përse ky fenomen nuk është ç’rrënjosur ende në këtë vend kaq të vogël?

Kryeministri Rama e ka mendjen  tek anëtarësimi në BE. ”Rama kërkon hyrjen në Europë, por pa e zbehur imazhin e Shqipërisë, që është një vend shumë krenar përpara Perëndimit. Herët a vonë, anëtarësimi në BE do të jetë i pashmagnshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIGJETARI" I PROTESTËS/ Memet që "çmendën" rrjetin
Previous article RENDITJA NË SUPERIORE/ Teuta “fituesja” e javës, Partizani +7 nga vendi i dytë. Zona e ftohtë është “zjarr” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

SHKARKIMI NGA DETYRA/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq Aktualitet

SHKARKIMI NGA DETYRA/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

VIDEOLAJM/ Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi Aktualitet

VIDEOLAJM/ Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT