Protestat tashmë janë shndërruar axhenda e opozitës në çdo javë, e cila ka zgjedhur si strategji realizimin e tyre një para kuvendit, po atë ditë ku zhvillohet seanca parlamentare.
Ashtu sikurse çdo herë mediat e huaja kanë shkruajtur për të, por ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë duke vënë theksin tek pjesëmarrja e ulët e protestuesëve dhe tek intervali kohor i protestës.
Ja çfarë shkruan ndër të tjera e përditshmja britanike “ Daily mail”: Protestuesit, të cilët ishin më pak në numër se një javë më përpara , u mblodhën para ndërtesës së parlamentit duke bërë thirrje “Rama ik”, ndërsa udhëheqësit e tyre dhe të tjerët bënë fjalime të shkurtëra.
Kishte më pak përpjekje për të thyer kordonin e policisë dhe protesta mbaroi shpejt.
ARTIKULLI I PLOTË:
Partitë e opozitës shqiptare kanë vazhduar protestat e tyre javore duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Opozitae drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akozoi qeverinë e majtëtë Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është I korrruptuar dhe I lidhur me krimin e organizizuar, gjë të cilën qeveria e mohon.
Protestuesit, të cil;ët ishin më pak në numër se një javë më përpara , u mblodhën para ndërtesës së parlamentit duke bërë thirrje “Rama ik”, ndërsa udhëheqësit e tyre dhe të tjerët bënë fjalime të shkurtëra.
Kishte më pak përpjekje për të thyer kordonin e policisë dhe protesta mbaroi shpejt.
Ndërkohë që parlamenti vazhdoi të zhvillonte seancën plenare javore, ku ndërtesa ishte rrethua nga qindar efektivë policie.
Në protestat e mëparshme që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesën e parlmentit, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotësjellës dhe ujë.
Përgatiti: AlpeNews.al