Ka nisur protesta dhe fjalën e ka mbajtur nënkryterai i PD, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se pjesëmarrja është madhështore.
Ai është shprehur se ky është një mision qytetarë që bashkë do ta çojnë deri në fund në fitore, me largimin e Edi Ramës.
“Është dashuria për jetën për qytetarët ajo që na ka mbledhur këtu. Nuk është vuajtja e atyre. Ajo që na ka mbledhur sot nuk është politika, është Shqipëria është atdheu, është besimi që na ka mbledhur, se besimi se ka burra dhe gra që i dalin zot vetes dhe atdheut. Duke luftuar. Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj, e di vulllnetit.
Së bashku të shembim blindat e porteve dhe prapa blindave të burgut fusim atë që përzë shqiptarët dhe i detyron të ikin jashtë shtetit. Kjo nuk është një betejë politike, ky është një mision qytetar.” tha Boçi.


