• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta e kuksianëve, reagon Nishani: Reagimi i tyre ishte politik, ja si ta shrytëzojë protestën opozita
Home
Shqipëri

Protesta e kuksianëve, reagon Nishani: Reagimi i tyre ishte politik, ja si ta shrytëzojë protestën opozita

6 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar protestën e banorëve të Kuksësit për heqjen e tarifën në “Rugën e Kumbit”.

Në një reagim të gjatë në facebook Bujar Nishani thotë se reagimi i kuksianeve ishte politik.

Më tej ish-presidenti thotë se opozita ka për detyrë dhe mision që ta mbështese këtë reagim dhe protestë qytetare dhe të vihet në krye të saj.

Gjithashtu ai jep disa propozime se si opozita ta shfytëzojë këtë protestë dhe të dalë në ballë të saj

Postimi i Nishanit

Protesta e banorëve të Kukësit ka hyrë tashmë në simbolikën e fortë të revoltës popullore. Revoltë si reagim për padrejtësinë ndaj të drejtave të qytetarëve.

Si reagim ndaj korrupsionit që po varfëron çdo ditë e më shumë familjet shqiptare.

Si reagim ndaj fyerjes perverse që megallomania e madhështisë virtuale ju adreson dinjitetit të qytetarëve.

Si reagim ndaj prespektivës kërcënuese të jetës së fëmijëve të shqiptarëve.

Reagim ndaj disproporcionalitetit taksa-të ardhura, detyrime-shërbime, resurse-administrim, përgjegjësi-të drejta.

Reagim ndaj diskriminimit !

Protesta e zjarrtë e banorëve të Kukësit është indikatori më i saktë se çfarë mendojnë sot qytetarët shqiptarë, duke ju treguar metodologjinë e saktësisë sondazhistëve të milionave korruptive.

Qytetarët e kryen një pjesë të punës së tyre.

Ajo nuk ishte aspak një lëvizje lokale, nuk ishte një duf anti-bisnes, nuk ishte thjesht një përleshje antisistem, siç duan ta kufizojnë, kanalizuesit e oborrit.

Reagimi i tyre padyshim ishte politik !

Politika nuk është vetëm një konotacion partiak.

Politikë është çdo dimension i jetës sonë.

Sjelljet brutale ndaj qytetarëve dhe dimensionit shoqëror janë mirëfilli politike. Ndaj dhe reagimi, logjikisht që është politik.

Opozita e ka për detyrë dhe mision që ta mbështese këtë reagim dhe protestë qytetare dhe të vihet në krye të saj.

Opozita kurrësesi nuk duhet të kompleksohet nga zërat e sponsorizuar se “protesta është qytetare dhe partitë politike të qëndrojnë larg”. !!!

Ky është një diversion i ulët, i sponsorizuar nga pushteti me qëllimin që protestën e qytetarëve ta izolojë dhe ta lërë pa infrastrukturën e nevojshme.

Infrastrukturën për një reagim të suksesëshëm publik e kanë vetëm entet organizative që në rastin konkret janë veç partitë politike të mëdha.

E ashtuquajtura “shoqëri civile” në Shqipëri është deformuar dhe ndrydhur me platforma korruptive prej dekadash në këtë vend.

Zërat antikonformist janë margjinalizuar dhe margjinalizohen çdo ditë. Nuk kanë kurrë mbështetje financiare, hapsira komunikimi, akses trajnimi apo ndër-koordinim.

Ndaj opozita e ka dyfish më të madhe sot përgjegjësinë për ta koordinuar dhe prirë revoltën qytetare.

Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se të burgosurit e protestës së “Rrugës së Kombit” dhe çdo të përndjekur tjetër për shkak të protestuarit, ajo sapo të vij në pushtet, do ti konsideroj dhe trajtoj si të përndjekur politik.

Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se sapo të jetë maxhorancë në Parlament, ajo do të miratoj legjislacion hetimor për të gjithë ata prokuror dhe gjyqtarë që kanë marrë vendime politike kundër qytetarëve.

Qytetarët e burgosur të Kukësit dhe familjet e tyre janë vënë nën kërcënimin dhe shantazhin ekonomik.

Burgosja e tyre ka qëllim lënien pa bukë të fëmijve të tyre. Vetëm ashtu nënshtrohet një nënë dhe një baba.

Opozita duhet të shpalosë një aksion solidariteti social duke ndihmuar financiarisht familjet e të gjithë të burgosurve politik dhe atyre që mund të përndiqen për shkak të protestës me ndërgjegje të tyre.

Askush sot nuk mund të fshehë apo injorojë dot, as realitetin dhe as përgjegjësinë e vet.

As individi dhe as grupimi ! (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhaçka takon zvkryeministrin kroat: Plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura
Previous article Koha shëron gjithçka/ Elvana Gjata pajtohet me Niko Komanin dhe e zbuluam kështu (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT