Reagon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas protestës së dhunshme të opozitës
Pjesë nga konferenca për mediat
“Protestë e dhunshme e paligjshme dhe e rrezikshme. Ishte një devijim i rëndë nga ligji, pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë. Por pati shumë më tepër dhunë dhe tregon dëshpërimin e organizatorëve. Pati më tepër maska, dhe ndaj solli më tepër dhunë. U zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria, drejt parlamentit që ishte i boshatisur, duke krijuar pasaoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën, duke sjellë dëme për biznese dhe mjete. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurimin e saj, asnjë burim që protesta të zhvillohej brenda kornizës ligjore. Përkundrazi, u pa qartë se nga organizatorët, ishin marrë masa për të hartuar plane sulmi nga grupe sulmi për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese dhe forcave të rendit. Pati thirrje antikushtetuese për kryengritje revolucion, dhunë.
U përdorën lënda të ndaluara shpërthyese që dëmtuan qytetarët
Policia dha shembull dinjiteti në krye të detyrës, policia reagoi me trimëri përballë njerëzve që kanë vrarë njerëz për mbrojtjen e gardheve të tyre. “


