Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike pak minuta më parë.
Meta pritet të takohet me Sali Berishën, ndërsa në seli ka hyrë edhe nënkrytari i PL, Petrit Vasili.
Takimi vjen vetëm pak ditë para protestës që Berisha ka paralajmëruar më 6 dhjetor, ditë kur Bashkimi Europian do të mbajë samitin me vendet e rajonit në Tiranë.
Meta ka konfirmuar më herët pjesëmarrjen në protestë.