Protesta e paralajmëruar e 16 shkurti po afron Kryetari i partisë demokratike Basha ka dalë qytet më qytet dhe ka ftuar qytetarët që të lënë punët e tyre dhe ti bashkangjiten protestës në Tiranë.
Mirëpo, duket se Basha nuk ka patur edhe “aq fat” në bashkebisedime me qytetarët pasi keta te fundit duket se ia kanë “përplasur” në fytyrë të vërtetën e shqetesimeve të tyre.
Nisur nga kjo, duket se protesta e 16 shkurtit ka ende nevojë për punë dhe njerëz.
Në Pogradec:
“Ti djeg dokumentat apo ti mbaj. Unë jam ish-pronar, nuk kam marrë asgjë. Unë jam demokrat kam pritur shumë nga ju. Ma hoqën ndihmën ekonomike ku shkoi? Kam probleme me pronat pse nuk ngritët zërin. Nuk keni ngritur mjaftueshëm. Po pres unë çdo të më ofrosh ti nesër.”- u shpreh tregtari.
Nga ana tjetër kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se PD është parati pro pronës dhe shtoi se do të anulojnë Ligjin abuziv aktual të Pronës i cili heq shpronësimin me vlerë tregu.
Në Vlorë
“Ne na gënjyet dhe ju prap nuk e di, duhet të vini fuqishëm për ne dhe për ju. Sa merrni karriget ju hajde t’ju kapësh pastaj. Koha do ta tregojë nuk e di.”-tha qytetarja.
Ndërsa, kryedemokrati i tha që kjo gjë s’ka për të ndodhur, pasi sipas Bashës nëse ai nuk do t’i mbajë premtimet nëse vendoset kryeministër, atëherë ai vetë do largohet.
/AlpeNews.al